Të premtën në një autostradë të Kalifornias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u panë disa skena kaotike.
Kjo pasi një kamion që transportonte para u aksidentua në afërsi në San Diegos dhe paratë që ndodheshin brenda tij u përhapën nëpër rrugë.
Shumë njerëz vrapuan që t’i marrin.
Madje disa realizuan edhe video që në rrjetet sociale u bënë virale.
Por, shpresat se për një “dhuratë” u shuan nga policia duke intervenuar.
Organet e rendit arritën të arrestojnë dy persona.
Ndaj tyre dhe shumë të tjerëve pamjet e publikuara do të shfrytëzohen si dëshmi për vjedhje të parave.
Kështu tha rreshteri i Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, Curtis Martin.
Paratë që tentuan t’i merrnin njerëzit në rrugë kapnin vlerën e mijëra dollarëve.
Këto para i përkisnin një banke dhe duhet që të ktheheshin, tha Martin.
Pamjet mund t’i gjeni KËTU