Fjalë Kyçe

SHBA-ja miraton vaksinën e Pfizerit për adoleshentët

SHBA-ja miraton vaksinën e Pfizerit për adoleshentët

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.

Komisionarja në detyrë e kësaj administrate Janet Woodcock e ka përshkruar vendimin e 10 majit si “hap të madh në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”.

“Veprimet e sotme na mundësojnë që të ruajmë popullsinë e re nga COVID-19, çka ka dërgon më afër ndjenjës së normalitetit dhe dhënies fund të pandemisë”, ka thënë ajo në një deklaratë.

Vaksina me dy doza veçse është autorizuar për personat nga mosha 16-vjeçare e tutje.

Më shumë se 57 për qind e popullsisë së rritur në SHBA, apo 158 milionë persona, kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Shkalla e zgjeruar e vaksinimit te fëmijët dhe adoleshentët është duke u konsideruar kyçe për kthim të fëmijëve nëpër shkolla deri në vjeshtë, si dhe për zgjerim të aktiviteteve fizike.

Shumë familje po ashtu kanë pasur vështirësi që të vendosin se cilat aktivitetet janë të sigurta për të rinisur kur vetëm më të rinjtë në familje të mbesin të pavaksinuar.

Dy vaksinat tjera të miratura në SHBA kundër koronavirusit, të prodhuara nga Moderna dhe Johnson & Johnson, mund t’iu jepen vetëm individëve të moshës mbi 18-vjeçare.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer-BioNTech është autorizuar për përdorim në disa shtete për adoleshentë dhe fëmijë.