Fjalë Kyçe

ShBA-ja zhvendos përkohësisht ambasadën e saj nga Kievi në Lviv

ShBA-ja zhvendos përkohësisht ambasadën e saj nga Kievi në Lviv

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur ta zhvendosë përkohësisht ambasadën e saj nga Kievi në Lviv, për shkak të situatës së krijuar në kufijtë e Ukrainës.

Sipas ambasadës së ShBA-së në Kiev, ata do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me qeverinë ukrainase, transmeton Klankosova.

“Ne jemi në proces të transferimit të përkohshëm të aktiviteteve të ambasadës sonë nga Kievi në Lviv, për shkak të përshpejtimit të mprehtë të rritjes së forcave ruse. Ambasada do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë ukrainase, duke koordinuar kontaktet diplomatike në Ukrainë”, ka shkruar në Twitter ambasada e ShBA-së në Kiev.