Fjalë Kyçe

SHBA ka financuar eksperimentet që janë bërë në laboratorin ku mendohet se nga edhe ka dalë koronavirusi

SHBA ka financuar eksperimentet që janë bërë në laboratorin ku mendohet se nga edhe ka dalë koronavirusi

Sipas një artikulli të publikuar nga DailyMail thuhet që Amerika kishte financuar eksperimentet që bëheshin në kafshë në qytetin Wuhan të Kinës.

Në këtë artikull thuhet që me 3.7 milionë dollar të ndara nga qeveria amerikane ky institute në Kinë ishte në gjendje të eksperimentonte me gjitarë, transmeton IndeksOnline.

Kurse sipas burimeve qeveritare u tregua që ky virus me shumë gjasa u transmetua nga kafshët te njeriu. Po ashtu nga ato kafshë në të cilat ishin bërë eksperimente e të cilat më pas ishin shitur në treg.

Pas këtyre raportimeve kanë reaguar shumë zyrtarë amerikan duke e dënuar qeverinë e tyre për shpenzimin e parave në këto eksperimente.

Kongresmeni amerikan Matt Gaetz tha: ‘Jam i neveritur të mësoj se me vite qeveria amerikane ka financuar eksperimente të rrezikshme dhe mizore të kafshëve në Institutin Wuhan, të cilat mund të kenë kontribuar në përhapjen globale të koronavirusit, dhe hulumtime në laboratorë të tjerë në Kinë që praktikisht nuk kanë asnjë mbikëqyrje nga autoritetet amerikane. ‘

Ndërsa për këto raportime ka reaguar edhe Ambasada Kineze duke thënë që këto janë akuza të pakuptimta dhe të dëmtojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë kohë kritike.