Fjalë Kyçe

SHBA kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë

SHBA kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar sërish nga Qeveria e Kosovës që të largojë taksën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në komunikatën e bërë nga ambasada e SHBA-së, në Prishtinë thuhet se është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave.

“Në kohëra si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç. Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave. Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe t’i heqë tarifat që tani”, thuhet në komunikatë.