Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar 22 etitete që lidhen me mbrojtjen ruse.
Subjektet që do të sanksionohen përfshijnë “kompanitë që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake këmbësorie, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme të luftës elektronike,” tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit.
Blinken paralajmëroi gjithashtu edhe Bjellorusinë.
“Nëse mbështetja e Lukashenkos për luftën vazhdon, pasojat për regjimin e tij do të përshkallëzohen.”