Të dielën që lamë pas një ngjarje që ka shkaktuar trazira ka ndodhur në Wisconsin të SHBA-ve, ku një person me ngjyrë para fëmijëve të tij ishte goditur shtatë herë nga një polic i bardh, transmeton IndeksOnline.
Siç raporton Daily Mail, personi me ngjyrë ishte i pa armatosur, ndërsa policia ishte thirrur nga familjarët e tij për shkak të një zënke familjare.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe guvernatori i Wisconsin Toni Evers, i cili ka mohuar të ketë pasur përdorim të tepërt të forcës nga ana e pjesëtarëve policor.
Pasi videoja u bë virale, shumë qytetarë dolën në rrugët e Kenosha të Ëisconsit, për të kundërshtuar përdorimin e tepër të forcës, e me parullat “Black Life Matters”, apo përkthyert në shqip “Jeta e personave me ngjyrë ka vlerë”.