Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të vendosin taksa për eksportet franceze me vlerë 2.4 miliardë dollarë si hakmarrje ndaj taksës së re të shërbimeve dixhitale të SHBA-ve.
Zyrtari i lartë i tregtisë amerikane tha se taksa e re, të cilën Franca miratoi në korrik, në mënyrë të padrejtë sulmon gjigantët e teknologjisë amerikane.
“Ky vendim dërgon një sinjal të qartë se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime kundër regjimeve të taksave që diskriminojnë ose vendosin barra të padrejta për kompanitë amerikane”, tha Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-ve, Robert Lighthizer.
Ai shtoi se vendosja e masave ndaj Fracës kishte për qëllim të pengojnë vendet e tjera të ndërmarrin hapa të ngjashëm.
Artikujt që mund të përballen me taksa deri në 100% përfshijnë djathërat, shampanjën, produktet kozmetike dhe çanta.