Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se, qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Serbisë po vijon pa vonesa dhe pa incidente.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se situata po monitorohet në gjashtë pikëkalime kufitare, nga njësia e specializuar policore e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.
“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka shkruar Wigermark.
@EULEXKosovo Formed Police 👮♀️ Unit and its Reserve consisting of European Gendarmes Force 👮♀️ members are monitoring the situation at all six Common Crossing Points between Kosovo 🇽🇰 and Serbia 🇷🇸 since early this morning. Traffic is flowing without any major delays or incidents. pic.twitter.com/0QzoKxF37M
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) April 3, 2022