Inspektorati Policor i Kosovës ka kryer para pak minutash një aksion-arrestimi në qendër të Prishtinës.
Është mësuar se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
Portali Insajderi raporton me burime se drejtuesi i Krimeve Ekonomike ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.
Osmani dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.
Merret vesh se priten edhe arrestime tjera.