Fjalë Kyçe

Shefi i misionit të EULEX’it: Situata e qetë në veri, nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

Shefi i misionit të EULEX’it: Situata e qetë në veri, nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovës është e qetë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Wigemark tha se EULEX-i po vazhdon patrullimet e shtuara në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës.

Tutje, ai njoftoi se nga nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

“EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar në Twitter Wigemark.