Fjalë Kyçe

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ekonomike në Athinë ia huq me gjuhën angleze

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ekonomike në Athinë ia huq me gjuhën angleze

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ekonomike në Athinë, Fitim Gllareva duket se iu është gëzuar shkarkimeve në diplomaci.

Pas propozimit të Ministrit Glauk Konjufca për shkarkimin e disa ambasadorëve, ai është munduar t’i thur disa fjalë në gjuhën angleze, por ia ka huqur keq, shkruan “Gazeta Express”.

Në një postim të publikuar më 3 mars, Gllareva është munduar që ta shkruajë në gjuhën angleze “Çdo fillim e ka fundin e vet. Çdo fund është një fillim i ri”. Megjithatë, ai i ka bërë tri gabime themelore në dy fjali të shkurtra.

Ai e ka shkruar dy herë gabimisht fjalën “fillim” në gjuhën angleze, duke e shkruar “beginn”, ndonëse do të duhej të shkruhej “beginning”. Përpos këtij gabimi, ai e ka bërë edhe një lëshim tjetër të rëndë. Në vend se ta përdorë foljen “is” (“është”) në fjalinë e dytë”, ai e ka ngatërruar atë me përemrin pronor “its” (“i tij/i saj”).