Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në bregdetin e Shëngjinit.
Mësohet se një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është mbytur në detin e Shëngjinit.
Burime për Top Channel mësojnë se viktima është një i moshuar nga Kosova.Janë ende të paqarta shkaqet e mbytjes së të moshuarit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./TCH