Fjalë Kyçe

Shenjat e horoskopit që ua ka qejfi të qëndrojnë beqare

Shenjat e horoskopit që ua ka qejfi të qëndrojnë beqare

U pëlqen të festojnë kur është beqar Ka shumë njerëz që janë në kërkim të gjysmës së tyre gjatë gjithë kohës, por mendësitë shoqërore kanë ndryshuar dhe jo të gjithë kanë nevojë të jenë çift, shumë prej tyre dëshirojnë të shijojnë të qenit vetëm.

Dashi

Kur një Dash është beqar, ka më shumë mundësi të flirtojë. Dashi dëshiron të ketë një dashuri të ndryshme për çdo cep të qyteti dhe ndihet më mirë kur ka hapësirë fizike për ta eksploruar. Gjatë një marrëdhënieje, dashi mund të mos ndihet i lirë të ndjekë krejtësisht ndjenjat dhe t’i kuptojë ato. Kur një dash është beqar, nuk ndalet së eksploruari mundësitë që ka drejt një personi.

Luani

Kur Luani është beqar, mund t’i dedikojë më shumë kohë të dashurit të vetvetes në publik dhe me zë të lartë. Për Luanin, dashuria është forca e gëzimit dhe gëzimi e motivon. Nëse është me një partner që i limiton imagjinatën ose nëse gjendet në një situatë në të cilën egoja e tij nuk është në lartësinë e duhur, mund të vetëshkatërrohet emocionalisht. Një luan që nuk e do veten digjet në zjarrin e ndezur vetë, duke u hedhur kundër vetvetes.

Shigjetari

Kur një Shigjetar është beqar, praktikisht ndihet si personi më tërheqës në vend. Shigjetarit i pëlqen të festojë dhe kur është beqar, merr ftesa kudo. Është i motivuar ndaj aventurës dhe ndihet mirë kur mund të ndjekë të panjohurën.

Mos harroni se ky është një ligj që nuk duhet të përmbushet domosdoshmërisht dhe ka persona të lindur nën këto shenja që mendojnë dhe ndryshe.