Fjalë Kyçe

Shenjat e para se i kishte ardhur fundi aventurës në Juve, Ronaldo i acaruar pas eliminimit nga Champions

Shenjat e para se i kishte ardhur fundi aventurës në Juve, Ronaldo i acaruar pas eliminimit nga Champions

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të merkatos së verës nuk ishte diçka e papritur.

36-vjeçari kishte nisur të punojë për një largim të mundshëm që prej eliminimit të zonjës së vjetër nga Liga e Kampionëve.

Në dokumentarin e Juves, “Gjithçka ose Asgjë”, janë publikuar pamje të Ronaldos së acaruar.

Me tension të veçantë u përjetua eliminimi nga Champions League nga Porto.

Ronaldon i nervozuar flet me këdo që i del para, të gjithë pothuajse heshtin, vetëm Cuadrado reagon, derisa pak sekonda më vonë detyrohet të ndërhyjë edhe ish trajneri atë kohë, Andrea Pirlo, për të qetësuar situatën përcjell express.

Ronaldo ishte i nervozuar me lojën sipas tij shumë, shumë të dobët n’Champions.

Këtu, ndoshta kishte nisur gjithçka sa i përket largimit të CR7, që pas pak muajsh më pas la Juven për Manchester Unitedin.