Fjalë Kyçe

Shenjëtarët kërkojnë pikë Olimpike në Kupën e Botës “Mynih 2019”

Shenjëtarët kërkojnë pikë Olimpike në Kupën e Botës “Mynih 2019”

Kombëtarja e Kosovës në Shenjëtari Sportive ka udhëtuar drejt Mynihut të Gjermanisë, ku prej sot e deri më 31 maj 2019 do të mbahet Kupa e Botës, në disiplinat pushkë dhe pistoletë.

Kosovën e përfaqësojnë Urata Rama Gagica, Drilon Ibrahimi, që garojnë në pushkë 10 metra, si dhe Lumturije Rama e Nexhat Sahiti në pistoletë 10 metra.

Urata e Driloni janë edhe bursistë Olimpikë të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Katër garuesit tanë, do të synojnë të mbledhin pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020. /GazetaAlo