Leicester City ka bërë befasinë në përballjen kundër Southampton, duke demoluar nikoqirët. Xhiroja e 10-të e Premierligës ka nisur me një rezultat befasues, me fitoren 0:9 të Leicester kundër Southampton.
Rezultati i këtij takimi u zhbllokua qysh në minutën e 10’, kur Ben Chilwell dërgoi topin në rrjetë. Vetëm dy minuta më vonë, Ryan Bertrand la skuadrën e Southampton me 10 lojtarë, për t’i koklavitur punët.
Leicester shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 17’ dhe 19’, me anë të Tielemans e Perez, për të shkuar në 0:3. Tmerri për Southampton nuk u ndal këtu, pasi ‘Dhelprat’ shënuan edhe dy herë në pjesën e parë, me Perez e Vardy, për të shkuar në pushim me rezultatin 0:5.
Pjesa e dytë tregoi një gol më pak, me Leicester që nuk ndalej, duke gjetur rrugën e golit edhe katër herë, me anë të Perez (57 – het trik), Vardy (58’), Maddison (85’) dhe Vardy (90+3′ – het trik).
Me këtë fitore, Leicester ngritet përkohësisht në pozitën e dytë, me 20 pikë pas 10 ndeshjeve, kurse Southampton mbetet në kuotën e tetë pikëve, në zonën e rrezikshme.