Sulmuesi i West Ham Unitedit, Andriy Yarmolenko, shpërtheu në lot pas golit të shënuar sot ndaj Aston Villas.
Yarmolenkos i ishte dhënë leje pas fillimit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, derisa sulmuesi u kthye sot për herë të parë për të luajtur që nga mesi i shkurtit.
Ai zëvendësoi Michail Antonion në minutën e 51-të dhe mori një ovacion nga 60,000 tifozët e pranishëm.
32-vjeçari la gjurmë në këtë ndeshje 19 minuta më vonë, pasi shënoi golin e parë për “Çekanët”.
Shokët e skuadrës së ukrainasit shkuan drejt tij për festë, por ai nuk mund të bënte gjë tjetër veçse u rrëzua në gjunjë me kokën në duar, transmeton express.
Më pas, spikeri i stadiumit të West Hamit njoftoi se goli ishte “për West Hamin dhe Ukrainën”, derisa të gjithë në stadium duartrokitën.
Yarmolenko pastaj filloi të qetësohej dhe fshiu lotët pasi dëgjoi gëzimin e tifozëve vendas për të.
Ndryshe, West Ham United e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2:1.
Yarmolenko 🇺🇦🙏🏼 pic.twitter.com/IXMGaTSz5E
— GoncaloDias17 🇺🇦 (@goncalo_diass17) March 13, 2022