Fjalë Kyçe

Shënon në minutën e fundit të kohës shtesë, e shpëton ekipin e tij

Shënon në minutën e fundit të kohës shtesë, e shpëton ekipin e tij

Arsenali ka shpëtuar nga humbja në fund të ndeshjes, ashtu si ndoshta Unai Emery nga shkarkimi – të paktën tani për tani. Në xhiron e 13 në Premierligë, Arsenali ka shpëtuar nga humbja me një gol të vonshëm, në minutën e 96-të.

Ishte sulmuesi Alexandre Lacazette ai që shënoi për 2-2, duke ia siguruar një pikë Arsenalit nga kjo ndeshje dhe duke e shpëtuar nga turpërimi.

Alexandre Lacazette shënoi edhe golin tjetër për Arsenalin, në minutën e 19-të, që gjithashtu ishte për barazim 1-1, derisa për Southamptonin, që dy herë kaloi në epërsi, por nuk arritën të ruajnë rezultatin, shënuan Ward-Prowse dhe Dany Ings.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 17 pikëve dhe është ngjitur në pozitën e tetë në renditjen e Premierligës.

https://twitter.com/D9INE_Arsenal/status/1198284201298034688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1198285996217044993&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flacazette-e-shpeton-arsenalin-nga-humbja-me-nje-gol-ne-minuten-e-96-te%2F