Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga dita e premte do të fillojë me hapat lehtësues të masave mbrojtse ndaj koronavirusit.
Përmes nje komunikate për media SHKK ka thënë se nga data 8 maj do të fillojë pranimin e rrobave për të burgosurit.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.
SHKK nga data 08.05.2020 do të filloi me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postes”, thuhet në njoftim.
“Shërbimi Korrektues i Kosoves ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim”, thuhet tutje në njoftim.