Fjalë Kyçe

Sherri me Perez, Sergio Ramos merr vendim prej lideri

Sherri me Perez, Sergio Ramos merr vendim prej lideri

Të enjten pasdite Florentino Perez është ulur të flasë sërish me Sergio Ramos, pas debatit të tyre të parë, ku mbrojtësi i ka lënë të kuptohet se mund të largohet nëse e paguan atë.

Palët kanë ulur tensionin e krijuar pas eliminimit nga Champions League në atë humbje turpëruese ndaj Ajax në “Bernabeu”. Ramos ka vendosur të lërë mënjanë inatin që ka me Perez dhe do të marrë rolin e liderit të skuadrës për ta mbyllur me nder deri në fund të sezonit.

Marrëdhënia mes tyre është sërish e akullt, për faktin e thjeshtë se Ramos nuk e ka kapërdirë të gjithë atë mllef që Perez ka shprehur pas ndeshjes me Ajax, pikërisht ndaj disa lojtarëve që i kanë dhënë gjithçka në 5 vitet e fundit, 1 La Liga, 1 Kupë dhe 4 Champions League.

Ndër të tjera kapiteni spanjoll ka organizuar një mbledhje me të gjithë shokët e skuadrës, pa praninë e stafit drejtues dhe stafit të trajnerëve, të cilëve ia ka kërkuar angazhim maksimal për ndeshjet në vijim, më shumë një zotim për të mos e njollosur më emrin e Real Madridit.