Fjalë Kyçe

Shevchenko: Milan do të ishte në avantazh me Higuain

Shevchenko: Milan do të ishte në avantazh me Higuain

Andriy Shevchenko ka një këshillë për ekipin e Milanit.

Andriy Shevchenko ka theksuar se ish skuadra e tij, Milan, prapë duhet ta synojë rikthimin në Ligën e Kampionëve, edhe pas largimit të sulmuesit Gonzalo Higuain.

Ish ylli i “Rossonerëve”, aktualisht selektor i Ukrainës ka ftuar ekipin nga Serie A ta ndjek rikthimin në elitën e futbollit evropian.

“Milan është për Ligën e Kampionëve edhe pa Higuain, por me argjentinasin do të kishte më shumë avantazh”, u shpreh Sheva, përcjell lajmi.net.

“Nuk e di se çfarë ka bërë që ai të jetë në krizë, të gjithë mund të kemi rënie dhe ngjitje gjatë karrierës”, theksoi ai.