Andriy Shevchenko sërish ka treguar se është kundër agresionit rus në Ukrainë.
Legjenda ukrainase e futbollit sot ka marrë pjesë në një protestë të organizuar në Londër.
45-vjeçari përmendi sërish se Ukraina është duke kaluar në momente të vështira, teksa bëri thirrje që të luftojnë të gjithë bashkë për lirinë e vendit.
Mes tjerash, ish-reprezentuesi i Ukrainës tha se është krenar që është ukrainas.
“Jam krenar që jam ukrainas. Lavdi Ukrainës, lavdi kombit, Ukrainës mbi të gjitha”, tha Shevchenko./express
Andriy Shevchenko’s brief but rousing speech at Downing Street a short while ago!
‘I am proud to be Ukrainian’
‘Glory to Ukraine, Glory to the Nation, Ukraine above all else!’
📹: Xristina Klymchuk (link to original below)
🇺🇦🇺🇦🇺🇦 pic.twitter.com/w0cemctl2d
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) March 13, 2022