Po vazhdon ende fenomeni i raportimeve të dhunës në familje në polici.
Tetë raste të raportuara në polici për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, transmeton lajmi.net.
Nga gjithsej tetë rastet e raportuara, vetëm katër persona janë arrestuar si të dyshuar.
Rastet e raportuara i takojnë qyteteve: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujeva, Suhareka, Prizren, Klinë dhe Gjakovë.
Njoftimet e plota të policisë:
“Prishtinë 05.11.2021 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Prishtinë 06.11.2021-13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me mesazhe përmes telefoni nga bashkëshorti i saj dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”.
“Fushë Kosovë 06.11.2021-17:05. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”.
“Podujevë 06.11.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje duke e shtyrë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Suharekë 05.11.2021 – 23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”.
“Prizren 06.11.2021-23:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, babai i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”.
“Klinë 06.11.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.
“Gjakovë 06.11.2021 – 09:30. Janë arrestuar të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar/e të cilët janë në lidhje bashkëshortore pasi që të njëjtit dyshohet se vazhdimisht kanë mosmarrëveshje mes veti . Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.