Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 141 raste të personave të infektuar me COVID19, kurse pesë persona janë shëruar.
Sipas IKSHPK edhe sot numri më i madh i të infektuarve është në Prishtinë me 42 raste, kurse numër të madh të infektuarve kanë edhe Vushtrria me 30 raste dhe Peja me 18 të infektuar, transmeton Telegrafi.
Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.
Sot më 16 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 968 raste.