Koronavirusi po vazhdon ta godasë keq Italinë, ku sipas raportimeve të BBC janë regjistruar 793 vdekje nga Covid-19 në 24 orëshin e fundit – një tjetër rekord ditor.
Vetëm në rajonin verior të Lombardisë, 546 persona kanë vdekur brenda një dite.
Në total 4,825 njerëz kanë vdekur tani në të gjithë vendin.
Më shumë se 53,500 persona janë konfirmuar si të prekur nga ky virus, më shumë se 6,500 që nga dita e djeshme.