Fjalë Kyçe

Shigjetarët mbyllën garimin në Kampionatin Evropian “Samsun 2019”

Shigjetarët mbyllën garimin në Kampionatin Evropian “Samsun 2019”

Ekipi i shigjetarëve të Kosovës ka mbyllur të mërkurën garimin në kampionatin evropian, që po mbahet në Samsun të Turqisë, shkruan GazetaAlo.

Atdhe Luzhnica dhe Hazir Asllani, garuan në kategorinë e seniorëve, ndërsa Drenis Mala e Edi Dvorani në atë të juniorëve. Të gjithë garuan në disipliën hark Olimpik.

Atdhe Luzhnica doli i 27-ti me gjithësej 542 rrathë. Në pozitën e 28-të, nga po aq garus, u radhit Hazir Asllani me gjithësej 541 rrathë. Në rrethin e parë eliminues, Luzhnica pësoi humbje 6:0 nga kampioni Olimpik, Victor Ruban nga Ukraina.

Me rezultat të njëjtë u mund edhe Hazir Asllani nga Anton Prilepov të Bjellorusisë. Të dy garuesit, Luzhnica e Asllani fituan pikë Olimpike Tokyo 2020.

Në kategorinë e juniorëve, Edi Dvorni pati një paraqitje të suksesshme, duke u renditur në pozitën e 28-të me gjithësej 549 rrathë, kurse Drenis Mala u radhit në pozitën e 31-të nga po aq garues, me 530 rrathë.

Dvorani kishte paraqitjen më të mirë në evropian dhe në eliminime.
Në 1/16, ai pësoi humbje 6:4 nga norvegjezi Sander Thorbjornsen, përkundër që garuesi ynë ishte në epërsi 3:1.

Ndërkohë, Drenis Mala u mund 6:0 nga Artem Ovcynnikov i Ukrainës.
KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë në garat e ardhshme./GazetaAlo