Fjalë Kyçe

Shikojeni këtë supergol që Harry Kane e shënoi nga mesi i fushës kundër Juves (VIDEO)

Shikojeni këtë supergol që Harry Kane e shënoi nga mesi i fushës kundër Juves (VIDEO)

Harry Kane ka shënuar një ndër golat më spektakolar në këto ndeshje të parasezonës.

Juventusi dhe Tottenhami u takuan sot në një përballje miqësore, derisa Kane u përkujdes që me një supergol në minutën e fundit t’ia dhurojë fitoren Spurs.

Ishte Erik Lamela ai i cili hapi llogarinë e golave për Tottenham, derisa Higuain barazoi në 1:1.

Cristiano Ronaldo shënoi për 2:1 në minutën e 60-të, por ishte Lucas Moura ai i cili barazoi rezultatin vetëm pas 5 minutave lojë.

Krejt në fund, superylli anglez shfrytëzoi një gabim të portierit i cili e kishte lëshuar portën shumë, ndërsa pranoi gol nga mesi i fushës.

https://www.facebook.com/FantasticFootball10/videos/444094716145765/