Fjalë Kyçe

Shikoni sa afër ishte Shaqiri të shënonte golin e vitit

Xherdan Shaqiri është aktivizuar që nga minuta e parë në ndeshjen që Liverpool po e luan kundër Wolverhampton.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e tretë të garave në Kupën FA, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Jurgen Klopp momentalisht është me një gol disavantazh (2:1) dhe fare lehtë mund të eleminohet nga gara.

Mundësinë e artë për të barazuar e kishte Xherdan Shaqiri i cili nga gjuajtja e lirë goditi shtyllën.

Ky mund të ishte goli më i bukur deri tani në këtë vit, por fati nuk ishte në anën e kosovarit.

Shikoni videon më poshtë .

https://twitter.com/twitter/statuses/1082384922344595456