Fjalë Kyçe

Shiti medaljet për të mbijetuar, legjenda e Liverpool nuk e fiton betejën me vdekjen

Shiti medaljet për të mbijetuar, legjenda e Liverpool nuk e fiton betejën me vdekjen

Një lajm i trishtë vjen nga Anglia në lidhje me legjendën e Liverpool të viteve 1970 dhe 1980 (1974-1982), Ray Kennedy. Ky i fundit nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e Parkinson, një sëmundje e cila e shoqëronte prej vitit 1984.

Shëndeti i tij kishte ardhur në përkeqësim ndërsa rëndesa nga sëmundja ndër vite e kishte bërë të shiste edhe medaljet e fituara nga koha e tij me Liverpool në shpresë se do të fitonte luftën me vdekjen falë mjekimeve të ndryshme.

Megjithatë, në mbrëmjen e sotme, Kennedy është dorëzuar ndërsa klubi i Liverpool e ka cilësuar si një ndër më të madhin që ka veshur fanellën e The Reds-ave. Në karrierën e tij si futbollist, Kennedy kishte fituar pesë herë kampionatin me Liverpool si dhe tre herë Kupën Europiane, atë që në ditët e sotme quhet Champions League. Sakaq, Kennedy ka pasur një të kaluar edhe Arsenal duke u aktivizuar me Gunners për gjashtë vite (1968-1974).