Fjalë Kyçe

Shkaku i COVID-19, Maqedonia pezullon kampionatin e futbollit

Shkaku i COVID-19, Maqedonia pezullon kampionatin e futbollit

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të pezullojë kampionatin e futbollit, shkaku i situatës me COVID-19.

Në Maqedoni, ka numër të madh të rasteve të shtuara me COVID-19 ditëve të fundit, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon se për shkak të ndryshimeve të Protokollit për masat për mbrojtje nga COVID-19 dhe futjen në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, takimet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë dhe ato të xhiros së 10-të të Ligave të Dyta që duhej të luhen më 31.10.2020 (e shtunë) dhe 01.11.2020 (e dielë) shtyhen dhe të njejtat do të luhen në termin të ri.

Më 07.11.2020 (e shtunë) luhen ndeshjet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë, ndërsa më 08.11.2020 (e dielë) takimet e xhiros së 10-të në Ligat e Dyta Lindje dhe Perëndim.