Coronavirus nuk po kursen asnjë shtet, teksa numri i shteteve të prekura nga të paktën një rast i virusit të tmerrshëm është plot 120.
Futbolli është në kaos të plotë, ku lajmet e fundit konfirmojnë se edhe kualikueset e Botërorit 2022 për Amerikën e Jugut do të shtyhen.
Lajmin e ka raportuar “TyC Sport”, që thotë se zyrtarizimi është thjesht një formalitet.
Brazili ka 35 raste me Coronavirus, ndërsa Argjentina ka 19 raste dhe 1 të vdekur. Gjithashtu, Ekuadori e Kili me nga 17 raste.
E gjithë Bota është nën alarm dhe tashmë duket se nuk mund të flitet më për futbollin e luajtur.
¡ÚLTIMA NOTICIA! #CORONAVIRUS: se suspenderá el inicio de las Eliminatorias Sudamericanas. Esta tarde lo harán oficial. pic.twitter.com/ywVQLqjYJL
— TyC Sports (@TyCSports) March 11, 2020