Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti detyrohet ta kthej Ilir Murtezaj drejtor të Administrates Tatimore. Kjo pas ankesës së ish-drejtorit të ATK’së Murtezaj në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës të Shërbyesve Civil, transmeton Gazeta Metro.
Pas rekomandimit të Ministres së Financave, Hykmete Bajrami për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, Kryeminsitri Avdullah Hoti kishte marrë vendim për ta shkarkuar.
Mirpo pas ankesës në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës të Shërbyesve Civil, drejtori i ATK-së ka fituar të drejtën që të kthehet në pozitën ku ka qenë.
IndeksOnline ka siguruar vendimin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, i cili ka nënshkruar vendimin për kthimin e Murtezajt në pozitën e drejtorit të ATK’së.
Më poshtë keni dokumentin.