Fjalë Kyçe

Shkëlqeu në Europian, Bayern nis lëvizjet për anësorin e Juventusit

Shkëlqeu në Europian, Bayern nis lëvizjet për anësorin e Juventusit

Federico Chiesa ishte një nga lojtarët më të mirë të Euro 2020. Me aktivizimin e tij, Italia mori një marsh më shumë dhe ai u shndërrua në një rrezik të madh, duke treguar cilësitë e tij të mëdha.

Tashmë, pas Europianit skenën e merr merkato dhe Chiesa s’mund të mos bënte pjesë në thashethemet për lëvizjet e tregut të transferimeve.

Nga Italia bëjnë me dije se Bayern Munchen interesohet për 23-vjeçari. Juventus tashmë i ka rritur kërkesat për të dhe gjithçka nis nga 80 milionë eurot.

Megjithatë, klubi italian e diskuton këtë çështje vetëm në rast se sulmuesi kërkon largimin. Chiesa nga ana e tij nuk ka ndërmend të lëvizë, por dëshiron të marrë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Allegrit.