Florent Hasani është njëri prej futbollistëve më të talentuar kosovarë që luajnë në arenën ndërkombëtare.
22-vjeçari dhuroi ‘show’ në ndeshjen e djeshme mes Diosgyorit dhe Vidit, duke shënuar edhe një gol spektakolar.
Mesfushori i talentuar nga Kosova mahniti tifozët e pranishëm në stadiumin “DVTK”, ku shënoi gol nga distanca pas vetëm gjashtë minutash lojë.
Ndeshjen në fjalë Diosgyri e fitoi me rezultat 2:1, për t’i ngjallur shpresat për mbijetesë në kampionatin elitar kosovar.
Ish-futbollisti i Trepçës’89 ka gëzuar një edicion fenomenal me skuadrën e njohur hungareze, ku ka bërë 29 paraqitje në kampionat, kurse një e ka zhvilluar në Kupën e Hungarisë.
Në total, Hasani ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në të gjitha garat.
Vlera e Hasanit në tregun e transferimeve sipas “TransferMarkt” është 360 mijë funte, ndërsa në afatin kalimtar veror pritet të ndryshojë ambient, shkruan Zëri.info.
Vetë lojtari e ka pranuar se pritet të ndodhë një ndryshim, duke lënë të nënkuptojmë se ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha për shërbimet e tij.
“Në qershor, besoj se do të definohen gjërat. Tai, jemi në bisedime me disa klube, por nuk mundem të them asgjë më shumë”, tha Hasani në një prononcim për Zëri.info.
Hasani është ftuar edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, teksa për grupmoshat U-21 ka bërë shtatë paraqitje.
Gjithashtu, vlen të përmendet se Hasani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2017 në Kosovë nga FFK-ja.