Vazhdon shkëlqimi i Mohamed Salahut te Liverpooli edhe në këtë sezon. Të martën mbrëmë, egjiptiani shënoi një gol në fitoren e Liverpoolit në udhëtim te Milani 2:1.
Për Salahun ishte goli i shtatë këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe i 20-ti në të gjitha garat në 21 paraqitje. Ai ka edhe nëntë asistime.
29-vjeçari u bë lojtari i parë i Liverpoolit që nga periudha 1982-1987, që shënon 20-të e më shumë gola në pesë sezone rresht.
Në atë periudhë, legjenda e Liverpoolit, Ian Rush, kishte realizuar 20-të e më shumë gola në të gjitha garat në gjashtë sezone të njëpasnjëshme. Salahu ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Ai është në bisedime me drejtuesit e klubit dhe ka shprehur dëshirën që ta vazhdojë qëndrimin edhe më gjatë në “Anfield”.