Analisti Shkëlzen Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është lënduar pasi është rrëzuar duke vrapuar për t’iu ikur qenve endacakë në Prishtinë.
“U rrëzova e u sakatova tu ikë prej qenëve endacakë te shkolla ‘ismail qemaili’ në Prishtinë. le që nuk dini me siguru rrymë e ujë 24/7, por nuk dini as me e zgjidhë një problem të thjeshtë sikur ky me qentë endacakë”, shkroi Gashi.