Fjalë Kyçe

Shkëlzen Jetishi tregon si e gjeti të vdekur të riun nga Gjakova, tregon për lidhjen familjare me viktimën

Shkëlzen Jetishi tregon si e gjeti të vdekur të riun nga Gjakova, tregon për lidhjen familjare me viktimën

Në mbrëmjen e së shtunës 38 vjeçari, Behar Morina, është gjetur i varur në litar në një vend të pabanuar të fshatit Moglicë të Gjakovës. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e tupanxhiut, për të cilin reagoi edhe këngëtari i mirënjohur Shkelzen Jetishi.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 20:30 të ditës së djeshme, më 6 qershor, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë 06.06.2020 – 20:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, personin e gjeti të varur në litar këngëtari Shkelzen Jetishi, i njohur si Xeni. I kontaktuar nga Indeksonline, Xeni konfirmon lajmin se ai e ka gjetur.

Ai foli shkurtë, ku tha se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij. “Ai është dhëndri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, ishte shprehur Xeni.