Fjalë Kyçe

Shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe të dyshuarve për vjedhje në Viti

Shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe të dyshuarve për vjedhje në Viti

Dje raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe disa të dyshuarve për vjedhje në Viti.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës, e cila shton se rasti ka ndodhur rreth orës 02:37.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se tre-katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur cigare nga një kioskë. Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjashtë gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe IPK-ja.