Shkencëtarët: Bota po hyn në epokën e pandemive, do të
Bota po hyn në epokën e pandemive. Kjo u deklarua sot nga 26 shkencëtarë nga e gjithë bota në raportin e botuar në faqen e Komisionit Evropian gjatë Samitit të Shëndetit Global.
“Përpjekjet e sotme për të ndaluar Covid-19 duhet të përfshijnë investime dhe masa që kanë potencialin më të madh për përmirësimin e qëndrueshëm dhe parandalimin, duke përfshirë investimet te burimet njerëzore dhe në trajnimin e tyre, gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve të tjera globale të shëndetit. Trajektorja e mundshme për SarsCoV2 është që të bëhet endemi, me shpërthime sezonale për shkak të zvogëlimit te imunitetit natyror, mbulimit të pamjaftueshëm globalisht me vaksina ose shfaqjes së varianteve të reja që nuk munden nga vaksinat aktuale. Me shumë mundësi do të ketë valë të reja epidemike. Sidomos në vendet me vaksinim të ulët.”, kështu paralajmëruan sot shkencëtarët.
“Barazia globale për t’u qasur në burime është një domosdoshmëri morale dhe një nevojë kritike për të kontrolluar pandeminë.”