Fjalë Kyçe

Shkencëtarët thonë se bujqësia organike mund të ushqejë të gjithë Evropën deri në vitin 2050

Shkencëtarët thonë se bujqësia organike mund të ushqejë të gjithë Evropën deri në vitin 2050

A është e mundur të ushqehet e gjithë popullsia e Evropës pa ushqim të importuar deri në vitin 2050?

Këtë e tregon një studim i kryer nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS), i cili shikon nga e kaluara për ta ndryshuar të ardhmen, i cili ka zbuluar se faktorët e mjedisit dhe përdorimi i shtuar i plehrave sintetikë që nga Lufta e Dytë Botërore, kanë bërë që Evropa të vazhdonte me importimin e mallrave bujqësore.

Produktet shtazore siç janë p.sh. mishi, qumështi dhe peshku, pastaj produktet e perimeve dhe produktet ushqimore, importohen të gjitha nga jashtë Evropës në mënyrë që të na ushqejnë dhe të mbajnë raftet tona të mbushura, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, vetëm në vitin 2020 është raportuar se 47 përqind e produkteve tona të perimeve u sollën nga jashtë Evropës.

Si duhet të ndryshojnë sistemet ushqimore?

Shkencëtarët nga CNRS, thonë se me një proces në tre faza, ne mund të kemi “një sistem agro-ushqimor organik, të qëndrueshëm e miqësor për biodiversitetin”. Kjo mund të nënkuptojë prodhimin e pavarur të ushqimit tonë deri në vitin 2050.

Hapi i parë përfshin një ndryshim në dietë, duke aplikuar një ulje të numrit të konsumit të produkteve shtazore që hamë.

Midis viteve 1961 dhe 2013, popullsia e Evropës u rrit nga 428 në 540 milionë banorë. Kjo rritje kishte një efekt të madh në konsumin e përgjithshëm të proteinave në rajon, i cili u rrit nga 35 përqind në 55 përqind, që do të thotë se mesatarisht, konsumi i proteinave i secilit individ është rritur me rreth 80 për qind.

Duke kufizuar konsumin e produkteve shtazore, do të kishte më pak presion mbi blegtorinë dhe si rezultat i kësaj, do të pakësohej nevoja për importe.

Hapi i dytë do të përfshinte heqjen e “bujqësisë industriale” duke krijuar hapësirë ​​për të diversifikuar rotacionin e të korrave duke përdorur tokën tashmë të disponueshme, dhe ky ndryshim do të zvogëlonte numrin e pesticideve sintetike dhe plehrave të përdorur, duke ndikuar po ashtu edhe në zvogëlimin e sasisë së azotit të prodhuar dhe të lëshuar në atmosferë.

Ndërkaq, hapi i fundit, sipas shkencëtarëve, përfshin bashkimin e të korrave dhe bagëtive, të cilat kurrë nuk takohen vërtet në industrinë aktuale. Ata shpresojnë se kjo afërsi e kafshëve dhe bimëve do të lejonte një proces më të butë të riciklimit të plehut.

Po ashtu një sipas tyre, riciklimi i mbetjeve njerëzore mund të jetë një faktor kryesor në krijimin e një Evrope më të pastër deri në vitin 2050.

Vlerësohet se riciklimi i rreth 70 përqind i mbetjeve njerëzore mund të bëjë një ndryshim masiv , duke nxitu një Evropë më të pastër dhe më miqësore me mjedisin.

Ndërkaq, me këtë metodë të përbërë nga këta tre hapa, Evropa mund të jetë një lojtar kryesor në industrinë e eksporteve të ushqimit deri në vitin 2050.