Shkenda Dubova është ndër fytyrat më të preferuara për publikun shqiptar.
Për vite me radhë dhuroi këngë e hite të pashtershme që edhe sot dëgjohen nga shumë të rinjë e nga një shoqëri e gjerë, shkruan Kosovarja.
Shkenda ashtu siç bëri boom me projektet e saj, ashtu dhe u largua nga profesioni i saj dhe nga angazhimet që e rrethonin vite më parë.
Por, për të qëndruar afër fansave të saj ajo ka zgjedhur një tjetër mënyrë, që të mos harrohet dhe të mbetet dhe më tutje në mendjen e tyre.
Këtë po e bën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe realizimeve të fotografive dhe fotosesioneve të ndryshme.
Meqë po vazhdon kështu, ajo me fotosesionin e radhës lëre më që shkëlqen dhe duket e magjishme, por edhe vjeshtën na bëri pranverë.