Këngëtarja Shkëndije Mujaj ka vendosur të mbulohet me shami gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe këtë e ka treguar me fotot e saj të fundit në rrjete sociale.
Shkëndija ka zhvilluar edhe një intervistë me fansat të cilëve u ka treguar edhe përkushtimin e saj ndaj fesë për të pakësuar gjynahet.
Këngëtarja nga Kosova shkruan se ka qenë e para që është mbuluar dhe ka ftuar të gjithë estradën për ta bërë këtë.
“Me këtë trup ke bërë mëkate, andaj është një thënje islame, punët e mira i shlyejnë të këqijat”, i shkruan një ndjekës këngëtares. “Po ekspozimi është haram, ishalla po i bashkohet gjithë estrada, mbas meje kështu. Unë e bëra e para. Me pakësu gjynahet ndoshta”, përgjigjet Mujaj.