Fjalë Kyçe

SHKK-ja njofton për masat e reja anti-COVID në burgjet e Kosovës

SHKK-ja njofton për masat e reja anti-COVID në burgjet e Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për masat e reja anti-COVID që do të aplikohen në institucionet korrektuese nga 31 gushti i vitit 2021 deri më 15 shtator të vitit 2021.

Sipas masave të reja, ndalohen vizitat familjare për të burgosurit, ndalohen gjitha vikendet në shtëpi për të dënuarit, ndalohet puna jashtë institucioneve korrektuese, do të lejohen të burgosurit të komunikojnë nëpërmjet Skypet me familjet e tyre, sipas rutinës së përcaktuar nga institucionet.

Lejohet numër i shtuar i thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe, ndërsa kufizohet transferimi i të burgosurve në vetëm rastet e domosdoshme.

“Përjashtim nga ky urdhër janë, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe organizatat që bëjnë monitorimin e të drejtave të njeriut, me të cilat MD /SHKK ka marrëveshje mirëkuptimi. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet nga SHKK-ja.

Masat e reja anti-COVID në institucionet korrektuese:

Ndalimin e përkohshëm të gjitha vizitave familjare për të burgosurit në Institucionet Korrektuese;

Ndalimin e të gjitha vikendeve në shtëpi për të dënuarit;

Ndalimin e punës për të dënuarit jashtë Institucioneve Korrektuese;

Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;

Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit SKYPE për të burgosur për të zhvilluar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni;

Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;

Kufizimi i transferimeve të burgosurve (vetëm rastet e domosdoshme);

Lejimin e kontaktit të të paraburgosurve me mbrojtësit e tyre për rastet që janë në zhvillim, me masat e parapara në urdhrin paraprak;

Masat e ndërmarra me urdhrin operativ të datës 20.08.2021, të cilat nuk bien ndesh me këtë urdhër mbesin në fuqi.