Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkodran Mustafi ka gjetur skuadër teksa në orët në vazhdim pritet të zyrtarizohet si futbollist i Torinos në Serinë A.
29-vjeçari pas një eksperience jo të mirë 6 mujore te skuadra e Schalkes ku ranë dhe nga kategoria, nuk ishte me në planet e skuadrës gjermane dhe u largua në formën e lojtarit të lirë.
Nga kjo situatë përfitoi Torino.
Eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio ka zbuluar se vizitat mjekësore të futbollistit shqiptar do të kryhen pasditen e sotme më pas do të vijë dhe zyrtarizimi.
Ish-futbollisti i Arsenalit bashkohet kështu me Etrit Berishën e Mërgim Vojvodën duke formuar një treshe shqiptare në Torino.
Mustafi edhe më parë ka luajtur në Serie A te skuadra e Sampdorias në vitet 2012/14.