Fjalë Kyçe

Shkoi në restorant derisa ishte i infektuar me COVID-19, policia e gjobit me 500 euro pejanin

Shkoi në restorant derisa ishte i infektuar me COVID-19, policia e gjobit me 500 euro pejanin

Policia në Pejë i shqiptoi gjobë një personi që nuk e respektoi masën e vetizolimit sipas ligji anti-COVID-19.

Përmes një njoftimi për medie, Policia bën të ditur se pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID-19 dhe vendosjes në fuqi të masave të reja, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është aktive në realizimin dhe implementimin e këtyre masave gjithnjë duke ju referuar Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 me qëllim luftimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik

Policia e rajonit të Pejës është e fokusuar sidomos në transportin publik, qendrat tregtare, objektet e mbyllura afariste si dhe në respektimin e orarit të punës sipas vendimit të fundit të Qeverisë.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00, policia pranoi informatë se në një restorant në Vitomericë të Pejës ka qëndruar B. H. i cili ishte i prekur nga COVID-19.

Te njëjtit nga ana e Policisë i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 euro sipas dispozitave te Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetaret qe te respektojnë vendimet e Qeverisë dhe te IKSHP-se. Vetëm kështu mund t’i ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik”, thuhet në nofitmin e policisë.