Fjalë Kyçe

Shkolla “Meto Bajraktari” kalon në mësim online, nxënësit dhe mësimdhënësit infektohen me COVID-19

Shkolla “Meto Bajraktari” kalon në mësim online, nxënësit dhe mësimdhënësit infektohen me COVID-19

4 mësimdhënës të shkollës ”Meto Bajraktari” në Prishtinë, si dhe 8 nxënës dhe 2 punëtorë teknikë janë konfirmuar me COVID-19.

Kësisoj, kjo shkollë që nga dita e nesërme do të kalojë në mësim online.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga vetë shkolla.

“Ju njoftojmë që në shkollën tonë, ”Meto Bajraktari” janë konfirmuar nga IKSHPK-ja raste pozitive me Covid-19. Janë 4 mësimdhënës të shkollës si dhe 8 nxënës dhe 2 punëtore teknike të konfirmuar me Covid-19.Prandaj, sot, Task Forca e Shkollës, ka mbajtur takim urgjent online dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe në bazë të udhëzimeve të Protokollit, që të parandalohet shpërndarja mëtutjeshme e Covid-19, ka vendosur që nga dita e nesërme, më datë 11.03. 2021, mësimi i rregullt nga skenari A dhe B të kalojë në Skenarin C, për dy javë, pra gjerë më datën 25. 03. 2021”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shkollës.