Fjalë Kyçe

Shkolla në Kamenicë me dy nxënëse (PAMJE)

Shkolla në Kamenicë me dy nxënëse (PAMJE)

Në fshatin Velegllavë të Komunës së Kamenicës shkolla fillore ka vetëm dy nxënëse që bëjnë kilometra për të shkuar atje, shkruan Gazeta Metro.

Fotografi i njohur nga ky qytet Arian Mavriqi ka fotografuar vajzat dhe shkollën e vogël të këtij fshati, duke i bërë një përshkrim sakrificës së tyre.

“Shkolla dhe dy nxënëset e fshatit Velegllavë!

U habita me vullnetin që kishin këto nxënëse per mësime, dhe realisht menjëherë më shkoj mendja te kta nxënësit qe e kanë shkollën “në derë të shpisë” edhe me msime qëndrojnë shumë shumë keq. Imagjinoni sa rrugën e bëjnë këta fëmijë për të shku në shkolle, në borë e në shi, në dimër me borë, e vjeshtë me shi, kushte shumë të rënda pët shkollim, dhe megjithatë atyre sju mungon vullneti per shkollim, bile shumë gjenerata që sot gzojnë suksese nepër botë kanë qenë nxënës të ktyre shkollave”, ka shkruar fotografi kosovar krahas disa fotogravive.