Fjalë Kyçe

Shkollat serbe në Kosovë nisin mësimin më 1 shtator

Shkollat serbe në Kosovë nisin mësimin më 1 shtator

Kryeshefja e të ashtuquajturit Drejtorat i Shkollave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për Kosovën Jasmina Dediq deklaroi se viti shkollor në mjediset me popullatë serbe në Kosovë do të nisë më 1 shtator dhe se çdo gjë është gati për fillimin e mësimit, bën të ditur portali në gjuhën serbe Kosovo online, transmeton Koha.net.

Megjithatë, çdo gjë varet nga situata epidemiologjike në terrenin jo vetëm të Kosovës, por edhe në vetë shkollat. Pavarësisht nga kjo, mësimi online me siguri do të fillojë më 1 shtator, ndërsa a do të jetë i kombinuar a si do të zhvillohet, mbetet të shohim”, i ka deklaruar Dediq portalit Kosovo online

Ajo ka shtuar se drejtorët e shkollave kanë marrë udhëzimet nga ministri i Arsimit, Mlladen Sharçeviq se mund të tregojnë autonomi në organizimin e mësimit në shkollat e veta dhe në përputhje me të do të veprohet.

shkolla kryesisht çdo gjë është gati për fillimin e mësimit, në disa nga enklavat në jug të lumit Iber janë në distribuim e sipër mjetet për dezinfektim dhe kjo do të zgjidhet gjatë fundjavës”, ka thënë Dediq.

Ndërkohë, viti i ri shkollor në Kosovë është vendosur të nisë më 14 shtator. Vendimi është marrë dje nga Qeveria e Kosovës.