Gjatë ditës së djeshme në Pejë, rreth orës 10.00 të mbrëmjes një burrë ka ardhur i dehur në shtëpi dhe nën ndikim të alkoolit ka rrahur djalin e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Si pasoj lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (djali i tij) i cili ka pranuar ndihmë mjekësore.
Ky është njoftimi i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nënndikim të alkoolit kishte shkaktuar probleme në familje. Si pasoj lëndime trupore kapësuar viktima mashkull kosovar (djali i tij) i cili ka pranuar ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.